Basha: Nëna dhe baba e së keqes është Edi Rama.

Pas fjalës së kryeministrit Rama në Kuvend, kreu i opozitës i është drejtuar foltores të Kuvendit për të replikuar.

Kreu i PD, e cilësoi kreun e qeverisë si: ‘nëna dhe baba e së keqes’. Më tej ai akuzoi Ramën se tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

Kryeministrit herë tjetër vërjani gotën të mbushur, që të mos ketë fytin e tharë. Nëse përsëritja e fakteve dhe të vërteta është nëna e dijes, dalja këtu për të shtrembëruar ato që thash unë është nëna e të keqes dhe baba e të keqes. Shikojeni si e orienton debatin, njësoj si në ditët e para të pandemisë që na dilte dhe kur hapnim frigoriferin. Thotë pastaj që për opozitës duhet të ketë moratorium për fjalën, të mbyll gojën. Kështu ka bërë gjithmonë”, tha Basha.

Të Fundit