Basha në Pogradec: E dua PD-në, do luftoj deri në frymën e fundit.

Pas Korçës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur në qytetin e Pogradecit.

Gjatë fjalës së tij ai ka thënë se jo vetëm që do të jetë mirënjohës por do të luftojë deri në frymën e fundit për sakrificat e demokratëve.

Më tej, Basha është shprehur se e do Partinë Demokratike, ashtu si dhe demokratët të pandarë e të bashkuar.

“Jo vetëm do jem përjetësisht mirënjohës, por do të luftoj deri në frymën time të fundit në çfarëdo pozite që çdo pikë djerse dhe sakrificë e çdo demokrati të Pogradecit dhe të gjithë Shqipërisë mos të shkoj dëm. Megjithatë nxitimi dhe paqartësia që mund të sundoj në zemrën e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar me sakrificë, me djersë, më vuajtje dhe me gjak, së bashku këto vite. Unë e dua Partinë Demokratike kështu siç e doni ju, të fortë e të pandarë e të bashkuar. Ndaj, dhe synimi kryesor i çdo demokrati është që nga kjo garë të dalim po kaq të bashkuar, madje edhe më të bashkuar sesa futemi në këtë garë. Vetëm kështu mund të vazhdojmë betejën tonë të luftojmë dhe të mundim armikun e Shqipërisë dhe shqiptarëve, regjimin dhe njeriun që kryeson këtë regjim Edi Ramën”, tha Basha.

Të Fundit