Basha: Ndryshimet kushtetuese të domosdoshme për ndarjen e politikës nga krimi

Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për të kthyer
Shqipërinë tek demokracia dhe ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta.

Teksa poston një pjesë nga fjalimi i tij një ditë më parë, kryedemokrati thotë se ky është vetëm i hapi i parë që do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE”, shkruan Basha./ Opinion.al

Të Fundit