Basha komunikon me drejtuesit më të lartë të BE: Për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria në krizën më të thellë ekonomike – Stop
Lajme, Të Gjitha

Basha komunikon me drejtuesit më të lartë të BE: Për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria në krizën më të thellë ekonomike

TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pasur një bisedë me drejtuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të cilën e ka njoftuar vetë përmes një komunikimi me mediat. Basha tha se ka folur me komisionerin Varhelyi dhe eurodeputetin McAllister duke i falënderuar për ndihmën që i kanë ofruar dhe do t’i ofrojnë shqipërisë dhe në të ardhmen.

Basha fajësoi Ramën për krizën ekonomike në të cilën ndodhet vendi duke e cilësuar më të thellën në rajon.

“Sapo kam pasur një komunikim në ‘zoom’ me disa nga drejtuesit kryesorë të BE, përfshirë komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi, kryetarin e komisionit për punët e jashtme të PE, David McAllister, drejtues të tjerë të lartë të BE, të PE ku kam folur dhe për ndihmën e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë por edhe për ndihmën ekonomike dhe ndihmën në sektorin e shëndetësisë që BE do t’i ofrojë Shqipërisë në të ardhmen. Një gjë është e qartë si drita e diellit për shkak të dështimit të Edi Ramës, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër të rajonit. Në 8 vite Edi Rama i ka rritur taksat duke iu marrë shqiptarëve 3 mld euro më shumë. 40% e të ardhurave të biznesit shkon kosto e të ardhurave të rritura të Ramës. Ndihma ekonomike që qeveria e Edi Ramës i ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Kjo është arsyeja që Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në vend.

 

 

Lajmi i mirë është që ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja i qeverisë që iu ka marrë paratë shqiptarëve, biznesit shqiptar dhe në vend t’i kthejnë në shërbime e investime ia ka dhënë një grushti klientësh nuk mund të fshihet dhe as fshehë dështimin e vet duke fajësuar BE. Është koha për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe këtë km të papërgjegjshëm”, deklaroi Basha.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *