Basha: I vetmi arkivol që doli nga PD ishte arkivoli politik i Sali Berishës

Nga selia e Partisë Demokratike Basha deklaroi se sot nga PD ka dalë vetëm arkivoli politik i Sali Berishës.

“Shqetësimi im ka qenë ata demokratë që kujtuan se me të vërtetë kishte një hall tjetër Sali Berisha dhe jo hallin personal. Për të gjithë ata e kam një mesazh, me një zemër të hapur dhe një mendje të hapur për të kuptuar gjithçka që është investuar me helm për të na përçarë, le të bëhemi bashkë dhe të themi të vërtetat siç janë, edhe kur ka të bëjë me Sali Berishën.

Kur erdhi moment që Berisha e bëri të qartë se do shkelte mbi kufoma për të marrë selinë e PD-së, detyra ime si kryetar i zgjedhur, detyrë për të cilën sot jam sprovuar me këto zonja dhe zotërinj që t’ja hidhnim poshtë këtë plan. Bëmë gjithçka që t’ia hidhnim poshtë këtë plan, dalja nga selia e PD-së me arkivol të mos realizohej. Dhe i vetmi arkivol që doli nga PD është arkivoli politik i Sali Berishës”,-tha Basha.

Të Fundit