Basha i publikoi audion me fjalor banal, Rama: Më gjej një burrë që nuk flet kështu, s’kam rënë nga qielli!

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha në foltoren e Kuvendit se kreu i qeverisë dhunon të gjithë ata që ka afër dhe më pas publikoi një audio të tij duke përdorur fjalor banal gjatë një bisede.

Rama u shpreh se nuk është i rënë nga qielli dhe sfidoi të gjithë burrat deputetë të ngrihen në këmbë në rast se nuk kanë folur asnjëherë me një fjalor të tillë. Ai u shpreh se gabimi i Bashës qe në këtë rast se publikoi në mes të kuvendit një bisedë private ku përdoren terma të tillë.

“Kemi qenë bashkë 6 orë. Të bëra gjë unë ty? Kemi kaluar shumë mirë. Nuk mund të jesh tani një i dhunuar që hesht. Duhet t’i thërrasësh mendjen se këtë të ka thënë ustai. Atë nuk ta ka thënë një demokrat, ta ka thënë dikush tjetër që e ke pasur 50 cm afër. Atë unë e kam pasur përballë 30 vjet. Dhe pse e njoh atë shumë mirë, kopjen e tij e njoh 1 km larg. Më dëshpëron që e ul veten në nivelin përtej ZH-së, duke përdorur fjalorin më të ulët. Të kthehemi tek ajo që the këto si një fëmijë që sheh fshehurazi porno. Harrove që parlamentin këtu e ndjekin të gjitha zonjat? Unë nuk jam i rënë nga qielli.

Nëse këtu ka një burrë që do çohet të më thotë që asnjëherë në jetën e tij në një komunikim privat nuk e ka parë gjuhën t’i shkasë në atë fjalë që unë përmenda, le të çohet. Çohu ti i pari dhe thuaj që kurrë në jetën tënde nuk të ka shkarë gjuha. Njësoj si kur më nxorrët fotot lakuriq dhe menduat se do më largonit shqiptarët. Në fakt m’i afruat më shumë se shqiptarët nuk hanë bar. Pa pikën e turpit del këtu dhe vë një mikrofon një përgjim të një komunikim privat, duke treguar se nuk të bën përshtypje fare se ua prek ndjenjat të gjitha këtyre grave këtu. Ti nuk je vetja por shëmbëlltyra e krijuar nga ustai.

Ustain tënd nuk e kam pasur ndonjëherë mik. Ke dëgjuar ndonjëherë që unë të them që është armiku ynë i përbashkët. Më ka bërë përshtypje dhe diçka tjetër me dikë prej jush që i ka hipur pentagramit të ustait dhe duket goxha mirë kur flet dhe argumenton. Është çështje e mikroçipit se na turpërove të gjithëve sot. Fole për fjalor banal. Për çfarë fjalor banal e ke fjalën. Kujtove se do dal dhe do them nuk jam unë. Në mos gabohem është nxjerrë nga një media që ka futur personin që ka telefonuar dhe sot mos gabohem jeni duke e çuar në gjykata. Në fakt keni hapur gjyqe me veten. Përpjekja e hijeve për të dalë në dritë është përpjekje normale. Sot jeni ju si hijet që duan të dalin në diell ndërkohë që ka 30 vjet që përvëlohen nga i diell”, u shpreh Rama.

Të Fundit