Basha flet për planin ekonomik të PD: 100 mln euro për bujqësinë çdo vit, do heqim taksën ‘Rama’ për naftën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se kur partia e tij të vijë në pushtet, çdo vit për sektorin e bujqësisë do të akordohet 100 milion euro.

Gjatë një prononcimi për mediat, pas disa takimeve që ai zhvilloi me biznese në Lushnjë, kyeopozitari Basha tha se plani i PD-së është një Shqipëri ku të fitojnë të gjithë.

Mes të tjerash ai pohoi se do të hiqet taksa Rama për karburantin

“Ne kemi propozuar që përgjatë këtij viti, për ato familje që kanë humbur punën, të bëheshin pagesa mujore 160 mijë euro. Plani ynë për bujqësinë, nuk do të bëjmë mrekullira, por do të bëjmë atë që bën Kosova dhe Maqedonia e Veriut, vit për vit do të kemi 100 milion euro për bujqësinë, apo dhe 50 mln euro për infrastrukturën bujqësore. Që asgjë mos të hidhet në kanal dhe asgjë mos të shkojë kot. Që produkti jo vetëm mos të hidhet, por të konkurrojë denjësisht. Me këtë plan do të shërojmë dhe një plagë që është largimi i të rinjve nga Shqipëria. S’ka familje në Lushnjë, në Fier, që nuk largohen nga vendi, për një jetë më të mirë. Ata që duhet t’i mbajnë në punë s’kanë më të ardhura dhe i heqin. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës.”, -tha Basha.

Të Fundit