Basha e përjashtoi, Berisha dorëzon shkresën: Jam deputet i PD

Berisha ka deklaruar në seancën e sotme plenare në Kuvend se është deputet i grupit parlamentar të PD.

Pavarësisht se Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat vijon të mendoje se ky vendim ishte nul dhe të mos e marrë në konsideratë.

Tashmë administrata e Kuvendit do të verifikojë deklarimet me krerët e grupeve parlamentare ku për rastin e Berishës, do të jetë Alfred Rushaj.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka 44 deputetë të regjistruar si pjesë e grupit të saj në Kuvend. 7 anëtarë nga lista e PD janë pjesë e grupit të PR. 7 anëtarë të tjerë nga lista e PD janë pjesë e listës së PDIU. Në total 58 deputetë. Ndërkohë PD fitoi në zgjedhje 59 mandate. Pra zyrtarisht Sali Berisha mbetet jashtë grupit të PD, raporton ABCNews.

Të Fundit