Basha: Dhunimi i gazetarit nga Policia, akt i turpshëm

Kryedemokrati Lulzim Basha e quan akt të turpshëm reagimin e policisë ndaj gazetarit Ergys Gjençaj, i cili filmoi operacionin anti-drogë që po zhvillohej në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se personar përgjegjës duhet mbajnë përgjegjësi para drejtësisë për aktin e kryer ndaj gazetarit.

 “Dhunimi i reporterit Ergys Gjençaj është një akt i turpshëm që duhet dënuar me forcë nga të gjithë. Brutaliteti ndaj gazetarit në detyrë duhet hetuar dhe personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Represioni dhe dhuna ndaj gazetarëve është produkt i modelit Rama që kërkon të zhbëjë të vërtetën me propagandë, korrupsion dhe dhunë. Kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit i OSBE/ODIHR. Dhuna ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave është dhunë ndaj demokracisë dhe lirive të çdo qytetari”, shkruan Basha.

Të Fundit