Basha: Berisha tentoi vrasjen e një grupi drejtuesish të PD në selinë blu

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj ish-kryeministrit, Berisha i cili u përjashtua përfundimisht nga PD në mbledhjen e kryesisë.

Basha në një intervistë për “Abc News” ka thënë se Berisha në 8 Janar u soll si kreu i i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike

“Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte”, tha Basha.

Të Fundit