Basha: Berisha ish-komunist që po tenton të thërrmojë PD-në për interesat e tij.

Nga selia blu ku po mban një konferencë për mediat kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërthyer ashpër në akuza ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ai është shprehur se sot ai zgjodhi në rrugë pa kthim si një ish-komunist që është gati të thërrmojë PD-në për interesat e tij.

“Duke u përpjekur të fshihen nga non grata, sot u përpoq të fshihej brenda PD-së. Ne qëndruam të qetë pasi ishim në një takim të zgjeruar punes për rininë dhe LDG-në. Vendosëm të mos biem pre e provokimit pasi për ne e para është Shqipëria dhe PD. Berisha po përpiqet të shkatërrojë PD-në pasi nuk mund ta përdorë më atë. Kjo është pamja e një humbësi që mundohet të shfaqet si një fitore. Kjo që bëri sot është rruga pa kthim që zgjodhi. Berisha si një ish-kominist është gati të thërrmojë edhe PD-në vetëm për interesin e tij personal. Puc institucional i tentuar me 11 dhjetor e kupton se sot Berisha është problemi i PD-së. Ne do ta lëmë pas si pakicë e dëshpëruar duke mos pasur mundësi marrjen peng të PD-së dhe demokratëve”- tha ai.

Të Fundit