Basha batuta me gratë:M’i nis mua mesazhet me lule,më çojnë vetëm grushte e flakë

Në një takim të zhvilluar këtë të martë me gratë demokrate, Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me Grida Dumën dhe gratë e pranishme. Teksa Duma tregonte historinë e një gruaje, që sa herë demokratët janë në vështirësi ajo i dërgon lule dhe këngë, Basha ndërhyri duke thënë që t’i çojnë edhe atij lule dhe këngë se i dërgojnë vetëm grushte dhe flakë.

Grida Duma: Në ditë të vështira më çon këngë ose lule, sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, po më çon o një këngë të vjetër, ose diçka klasike, ose lule, kjo është që ta kalosh me sportivitet.

Lulzim Basha: M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua në ato momente zotërinjtë më çojnë grushte, flakë, zjarr, po më mirë me lule dhe këngë.

Të Fundit