Bardhi: Jemi pro zgjidhjes për të dalë me kandidatë të përbashkët me Berishën!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për lëvizjet e fundit të grupit “Alibeaj”, i cili dorëzoi listën për anëtarë të KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve lokale.

I ftuar në News24 Bardhi tha se iu drejtuan KQZ-së, pasi është detyrim ligjor, duke shtura copëzimi i alternativës së opozitës e dëmton atë. Mes të tjerash Bardhi u shpreh i hapur për bashkëpunim me grupin e Berishës, për të arritur në një marrëveshje që të dilet me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet e 14 majit.

Këto komisioner do i merrte PS ndaj. Kjo do të ishte e papranueshme për ne. Ne në plotësim të afatit, dhe detyrimin ligjor që kemi, i jemi drejtuar zyrtarisht komisionit. S’ka mekanizëm përzgjedhjes, KQZ miraton kandidaturat që propozohen nga përfaqësuesit ligjor legjitim të PD. Gjykoj se nuk ka debat, pasi është çështjes e zgjidhur nga ligji. Jam i ndërgjegjshëm se sipas ligjit nuk mund ti bëj ato propozime.

Në KQZ nuk regjistrohesh me statut, por me përfaqësues dhe legjitimitet ligjor të atyre organeve. Berisha ka kryer një proces të tij dhe nuk ka depozituar asnjë akt për t’u njohur si i tillë në gjykatë. S’ka ndjekur as procedurën lgjore. Ai vendim gjykate ji vetëm që nuk ka efekt, por as me organet e partisë. Kam pasur dhe vazhdoj të kem një qëndrim timin sa i përket zgjedhjeve lokale. Ndaj jam përfshirë në një proces bisedimesh. Copëtimi i PD e dëmton opozitën, ndaj e gjykoj që jemi akoma për të gjetur një zgjidhje që opozita të përfaqësohet me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale Kam bërë përpjekje jo vetëm si i mandatuar, por dhe përpjekje personale për të zgjidhur këtë situatë. Uroj dhe shpresoj që të gjithë bashkë që nëse vazhdojmë të copëzojmë alternativën tonë opozitare, i fituar do jetë regjimi i Edi Ramës. Do vazhdoj të bëj përpjekje. nëse ka vullnet, dhe nëse interesi i demokratëve vihet i pari, jo vetëm për PD si parti, por dhe për simpatizantët, duhet të gjendet një zgjidhje që opozita të dalë e bashkuar në zgjedhja. PD do të duhet dhe do marrë pjesë në zgjedhje. Ky është parim që nuk do të heq dot kurrë dorë. ne e kemi bërë një gabim të tillë, dhe pasojat kanë qenë afatgjata.

Ne kemi dalë me një propozim konkret që është refuzuar. Por s’dua të paragjykoj askënd dhe s’dua të bëj fajtor dhe as krahun tjetër. E vërteta që duan të dëgjojnë demokratët është se secili prej nesh, pavarësisht debateve, institucioni i partisë do të duhet të unifikohen për zgjedhjet. Unë dhe gjithë kolegët e mi jemi të hapur për të dëgjuar për një kundërpropozim. Por nuk është kundërpropozim që; ejani hajdeni te ne. Qëllim ynë është që të fitojmë sa më shumë bashki. Copëzimi i PD nuk e mundëson këtë objektiv. Ndaj caktojmë vijën e kuqe, që është mospjesëmarrja në zgjedhje. Nëse ne fillojmë e kacafytemi këtu dhe përballë kemi një betejë elektorale përballë Ramës, s’ka kuptim. Ndaj s’jemi bërë pjesë e debatit në Kuvend të Berishës. Ai vendim është marrë, çfarë mbledhje kryesie të bësh? E kemi marrë vendimin për përjashtimin e 4 kolegëve demokratë. Do ishte dëm i madh nëse nuk jemi me një kandidat të përbashkët. Copëzimi i alternativës opozitare në zgjedhje, nuk favorizon përpjekjet opozitare. Çështja “McGonigal” është e rëndë, që do të bënte bashkë jo vetëm demokratët, por edhe të gjithë qytetarët shqiptarë. Është një skandal i rëndë, i vërtetuar nga drejtësia amerikane. Nuk jemi në kuadrin e thashethemeve, por kemi një vendim e zeza mbi të bardhë.”, tha Bardhi.

Të Fundit