Barbados/ Botës i shtohet edhe një republikë, Rihanna shpallet Heroinë Kombëtare

Barbados është tashmë një republikë. Vendi është shkëputur zyrtarisht nga drejtimi i Mbretëreshës Elizabeth II gjatë një ceremonie të zhvilluar në mesnatë në kryeqytetin Bridgetown, Dame Sandra Mason u betua si presidente.

Princi i Uellsit dhe këngëtarja Rihanna morën pjesë në këtë ngjarje, e cila përkoi me 55 vjetorin e pavarësisë së vendit.

Epoka e re për Barbados i jep fund shekujve të ndikimit të Britanisë, duke përfshirë më shumë se 200 vjet kur ishulli ishte një qendër për tregtinë transatlantike të skllevërve.

Për të nënkuptuar ndryshimin zyrtar të pushtetit, u bë një përshëndetje e fundit për monarkinë britanike dhe flamuri Royal Standard u ul dhe u zëvendësua.

I ftuar nderi në event, Princi Charles në fjalimin e tij tha se të dy vendet do të vazhdonin të ishin të lidhura, pavarësisht ndryshimit të Kushtetutës.

Ai e përshkroi momentin si një fillim të ri. Mbretëresha i dërgoi vendit “urimet e saj më të ngrohta të mira” për “lumturi, paqe dhe prosperitet në të ardhmen” dhe tha se kombi mban një “vend të veçantë” në zemrën e saj.

Dame Sandra Mason, 72 vjeç, guvernatorja e përgjithshme e ishullit që nga viti 2018, u emërua si presidente e zgjedhur e kombit pas një votimi në parlament muajin e kaluar. Tani ajo zëvendëson Mbretëreshën si kreu i shtetit.

Barbados njoftoi planin e tij për t’u bërë republikë vitin e kaluar, por ai do të mbetet brenda Komonuelthit.

Ajo më vonë njoftoi se ylli i popit Rihanna do të emërohej heroinë kombëtare nga Presidentja Mason. Artistja dhe biznesmenja, emri i plotë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, u emërua më parë ambasadore nga vendi i saj në vitin 2018.

Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i sillni nder kombit tuaj,” tha zonja Mottley, duke iu referuar këngëve të Rihanna-ës.

Të Fundit