Banoret e Kombinatit pa mjek imazherist, presin 3 muaj per eko te 21 dhjetori-Stop-12 Maj 2021

Ndodhemi në zonën e Kombinatit, pasi banorë të kësaj zone ankohen për qendrën shëndetësore nr. 6. Prej një viti e gjysëm mungon shërbimi i ekografisë. Kjo i penalizon banorët, pasi tashmë duhet të shkojnë në poliklinikë në zonën e 21 dhjetorit dhe aty duhet ta planifikojnë kontrollin, gjë që shkon deri në 3 muaj.Në Qendrën Shëndetësore na thonë, se nuk ka mjek imazherist. Mjeku, që ishte, ka dalë në pension dhe vendi është shpallur vakant, por askush nuk ka shprehur interesin për këtë pozicion.Sipas drejtuesit të qendrës, tani cdo gjë varet nga Ministria e Shëndetsisë.

Të Fundit