Banorët e “5 majit”: Mos na detyroni të bëhemi terroristë, të marrim benzinën e t’ua hedhim në surrat

Banorët e “5 majit” në Tiranë kanë dalë në protestë dhe ditën e sotme duke i bërë thirrje qeverisë që të shtëpitë e tyre të mos shemben nga IKMT ose përndryshe do përballen me reagime të dhunshme.

Një nga banorët teksa tregonte certifikatën e pronësisë u shpreh se kur ishte e nevojshme njerëz të Partisë Socialiste shkuan dhe u kërkuan votën ndërsa sot që protestojnë për pronat e tyre ata nuk i njohin më.

Sipas tij kjo qeveri po i detyron qytetarët të kthehen në terroristë duke qenë se çështja nuk po zgjidhet ligjërisht.

Me tonë kërcënuese ai iu drejtua ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku duke e quajtur “Zonja Beqiri Balluku” se nëse nuk merren masa, do i gjejnë shtëpinë dhe problematika do të zgjidhet ndryshe.

“Ky zotëria me certifikatë pronësie është babai im, për të paguar taksat është banor i lagjes ama për të protestuar dhe për të na dhënë pronat nuk na njohin. 10 janar 2020 i bënë presion që të jepte votën PS, atëherë ma gjetët shpinë.

Mazleshi, mjekërcjapi ty ta gjej shtëpinë aty ku e ke nëse del se keqinformon banorët.

Dua ti them asaj, Beqir Balluku në jug që ja përmend emrin familjes Marku. Zonja Beqir Balluku këtë pronë nuk ma merr dot ti që të mos e shes e ta tjetërsoj, mos i bëni popullit terrorista se ne ua gjejmë shtëpitë.
Çdo banor ka lekë për të blerë benzinë dhe për tua derdh surratit. Turp të kesh mjekërcjap !”-tha ai për ‘Fax News’.

Kujtojmë se banorët janë në protestë prej shumë ditësh tashmë duke i mëshuar faktit se do të prishen shtëpitë e legalizuara dhe do të dëmtohen rreth 400 familje pasi procesi i IKMT-së sipas tyre ka 12 faza.

Të Fundit