Banorët e 4 fshatrave në Dibër, protestë për rrugën që i lidh me Peshkopinë: E pakalueshme, nuk do votojmë më 25 prill

Banorët e fshatrave Bellovë, Rabdisht, Cerjan e Zagrad në Bashkinë Dibër kanë dalë në protestë këtë të shtunë për gjendjen e keqe të rrugës së tyre që i lidh me qytetin e Peshkopisë.

Banorët shprehen se në këto 30 vite askush nuk ka menduar për ta, minimumi për rrugën e cila bëhet e pakalueshme sa herë ka reshje shirash apo bore. Edhe pse prej 2 vitesh njëri nga këto fshatra, Rabdishti është pjesë e programit të qeverisë “100 fshatrat turistik”, asnjë investim nuk është bërë në të. Në këto kushte banorët paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve të 25 Prillit.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kandidati i PD për Qarkun Dibër në këto zgjedhje, Luan Haka.

Të Fundit