Banka e Shqipërisë/ Merren tre vendime te rëndësishme për situatën nga COVID-19 – Stop
Të Gjitha

Banka e Shqipërisë/ Merren tre vendime te rëndësishme për situatën nga COVID-19

Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 në vendin tonë, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e zhvilluar online ka vendosur të marr tre vendime të rëndësishëm. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë Këshilli mbikqyrës ka miratuar uljen me 50% të honorareve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës dhe përgjysmimin e pagave për administratorët e drejtorët. Po ashtu këshilli mbikqyrës ka marrë vendimin për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat.

Në bazë të këtij vendimi pezullohet deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020.

 Një tjetër vendim është dhe eleminimi i kostos për pagesat E-Banking. Ky vendim ka për qëllim mbështetjen e klientëve të bankave për vijimin e kryerjes së pagesave të tyre në kushtet e kufizimit të lëvizjes dhe gjithashtu mimimizimit të rreziqeve nga grumbullimi i popullatës në degët e bankave. Më konkretisht, ky vendim synon të bëjë më tërheqës përdorimin e shërbimeve Homebanking nëpërmjet eliminimit të kostove të këtij shërbimi.
Njëkohësisht, në mbështetje të këtij vendimi, Banka e Shqipërisë eleminon komisionet e aplikuara për përdorimin e sistemeve të pagesave të Bankës së Shqipërisë nga ana e bankave për të balancuar kostot e mbartura prej tyre. Në përfundim, Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera mbi aktivitetin e përditshëm funksional dhe operacional të Bankës së Shqipërisë.
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *