Banka Botërore, kredi 80 milionë dollarë për Shqipërinë

Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë që të forcojë transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave të saj, si dhe të zgjerojë burimet për rimëkëmbje e rritje ekonomike në të ardhmen.

Tetëdhjetë milionë 80 milionë dollarë është financimi i miratuar për vendin tonë, me të cilën Banka Botërore synon edhe mbështetjen e reformave afatgjata për rritjen e qëndrueshme të bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kredia është pjesë e një programi më të gjerë të ofruar nga Grupi i Bankës Botërore dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Shqipërinë në menaxhimin e sfidave të  krijuara pas tërmetit të fundit dhe krizës aktuale të COVID-19.

 “Konsolidimi i politikave dhe institucioneve për qëndrueshmëri fiskale dhe zhvillim ekonomik është element kyç për të siguruar rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë dhe rindërtim më të mirë menjëherë pasi të hiqen gradualisht kufizimet në jetën ekonomike që kanë si qëllim ruajtjen e shëndetit publik,” – tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Projekti i sapo-aprovuar ka mbështetur miratimin e reformave kyçe në Shqipëri për forcimin e transparencës dhe qëndrueshmërisë së financave publike.

Publikimi i rregullt i raporteve për shpenzimet tatimore dhe reformat që lidhen me administratën tatimore mbështesin mobilizimin efektiv të të ardhurave.

Forcimi i procesit të përzgjedhjes dhe monitorimit të Partneriteteve Publike Private (PPP-ve) do të çojë në rritjen e përfitimeve nga këto projekte.

Projekti për Financimin e Politikave Zhvillimore për Qëndrueshmërinë Fiskale dhe Rritjen Ekonomike është një hua me afat shlyerjeje deri në 12 vjet.

 

Të Fundit