Bamir Topi: Basha është njeri pozitiv, por jo i sinqertë me njerëzit

Ish-presidenti Bamir Topi ka folur në lidhje me situatën e krijuar na PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një intervistë, Topi tha se Basha është njeri pozitiv, por është jo i sinqertë me njerëzit me elektoratin, ndaj duhet të zhvishet nga hipokrizia.

Ai kujtoi vitin 2013 kur Basha u vendos në krye të PD, “pandershmërisht” siç tha Bamir Topi, duke treguar se kishte parashikuar që Basha nuk do të arrinte asnjë fitore me PD.

Pyetje: Nëse Basha do iu kishte kërkuar juve tani një këshillë, çfarë do i thonit?

Bamir Topi: Bashës do t’i kisha këshilluar që të ikë nga skema e hipokrizisë. Të dali….shiko Basha nuk është njeri negativ, është një qytetar pozitiv i cili ka kontributet e veta sigurisht, dhe nëse do flisja për të është në grupin e njerëzve që mund të rigarojë dhe mund të fitojë. Duhet të lërë çdo notë hipokrizie jashtë dhe të jetë tepër i sinqertë me njerëzit. Duhet të jetë burrë të bëhet burrë në politikë. Nëse unë kam një mentor dhe e shoh që me këtë mentor unë po shkoj gjithnjë në humbje, unë do ikja do e lija. Duhet të tregohet i sinqertë në marrëdhënie me njerëzit. Një buzëqeshje e thatë false nuk të çon askund. Kur njeriu qesh pa përmbajtje sinqeriteti, nuk fiton. Ai i ka mundësitë të shkojë në këtë plan sinqeriteti dhe ai mund të ecë vetë. Kur është zgjedhur Basha në atë betejë jo të ndershme brenda partisë me Olldashin, kam thënë nëse fizionomia e tij do të ecë në mbulimin e Berishës, unë e dhashë parashikimin tim, ka ardhur dhe do iki pa asnjë trofe. Dhe doli, inshalla nuk vazhdon kështu.

Të Fundit