Balluku-institucioneve: Kurseni 15% të energjisë, gjobë nëse s’arrihet targeti

Zvendës/kryeministrja dhe njëherazi Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se institucionet duhet të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar në krahasim me një vit më parë.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave bëmë disa ndryshme për marrjen e masave të veçanta për gjendjen e emergjencave për furnizimin me energjinë elektrike. Përmes këtij akti normativ kemi një kërkesë për të gjitha institucionet shtetërore që duhen të kursejnë 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji e konsumuar është ekuivalente me 1% të energjisë së konsumuar në total gjatë një muaji, ose një shumë parash me 3.4 mld lekë”, u shpreh ministrja.

Balluku sqaroi më tej se në çdo institucion do të ketë një administrator energjetik që do të ketë si target uljen e konsumit të energjisë me 15%.

“Do të fusim në fuqi emërimin e një administratori energjetik, do të emërohet nga titullari i institucionit. Administratori energjetik do të ketë si target uljen e konsumit me 15% të institucionit që ai drejton. Në këtë akt normativ parashikohen edhe masat që do të merren nëse ky target për 2 muaj rresht nuk arrihet nga institucioni. Masa shkon deri në 50 mijë lekë gjobë për drejtuesin e institucionit, administratorin e pronës apo përgjegjësin e emëruar të kësaj ndërmarrjeje”, deklaroi Balluku.

Të Fundit