Bajram Begaj betohet si presidenti i ri i Shqipërisë

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po betohet presidenti i ri Bajram Begaj.

Seanca nisi me himnin shqiptar dhe u shoqëruar me duartrokitje nga ligjvënësit shqiptarë.

Bajram Begaj është betuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si President i Republikës.

Gjatë fjalës së tij ai ka dhëne dhe mesazhin e parë drejtuar qeverisë dhe opozitës: Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin. Shqipëria ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme europiane. Shqipëria europiane, sot premtim dhe nesër realitet është kurora e ëndrrës më të bukur të popullit shqiptar. Është testament I ardhur prej historisë dhe bekim I së ardhmes.

Unë e njoh, mbështes dhe respektoj punën e qeverisë, por përpjekja dhe dëshira nuk justifikojnë asnjë dështim. Do të dëshiroja nga opozita të mos shihet konflikti para bashkëpunimit. Periudha që po jetojmë është nga më të paparashikueshmet.

Të Fundit