“Babai im ka 10 vite në burg,më ka marrë malli”,djali qan dhe i lutet Erdogan

Një video e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me një fëmijë që ngjitet në podium, është bërë virale.

Erdogan, i cili ndodhej dje në një miting u përball me një kërkesë të çuditshme nga një fëmijë.

Gjithçka ndodhi kur presidenti i Turqisë po fliste, dhe fëmija i vogël nxitoi për tu ngjitur në podium të të fliste me të.

Pasi u ngjit në podium djali i vogël, i drejtoi një lutje Erdogan pqr babain e tij që ndodhej në burg prej 10 vitesh.

“Xhaxhi President, babi im ka 10 vite në burg. Më ka marrë shumë malli për të”,-dëgjohet t’i thotë fëmija duke qarë presidentit turk.

Erdogani shihet teksa i bën një shenjë nga stafi i tij, e cila nuk kuptohet, por megjithatë fëmija këmbëngul dhe merr mikrofonin në podium.

Të Fundit