Babai i Bllakos merrte 6 mijë € në muaj, rezultonte i punësuar si brumëgatues

Detaje të reja janë zbardhur nga afera e inceneratorëve të Fierit, ku rezultoi i përfshirë, Alqi Bllako deputet i Partisë Socialiste.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se sipas SPAK në kohen kur Edmond Bllako, babai i ish-deputetit socialist Alqi Bllako merrte 6 mijë euro nga kompania e inceneratorëve në pozicionin e drejtorit të kantierit, në sistemin e tatimeve rezultonte i punësuar si brumë gatues në Ersekë.

Babai i Alqi Bllakos përfitoi pagë 6000 € në muaj nga inceneratorët dhe në total ka përfituar mbi 14.9 mln lekë. SPAK i ka sekuestruar babait të Alqi Bllakos një apartament të blerë më datë 28.04.2020 që ka kushtuar 144 mijë euro, vlerë ekuivalente me shumën e përfituar.

Ndërkohë, nga sistemi TIMS ka rezultuar se në 16.4.2019 Alqi Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos së bashku me Klodian Zoton. Një ditë më pas kanë udhëtuar sërish bashkë nga Roma në Rinas.

Alqi Bllako dorëzoi ditën e djeshme në Kuvend kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit për t’u përballur pa imunitet me drejtësinë.

Të Fundit