Azemi i vogël përkrah Berishës: Babai im, frymëzim për ta bërë Shqipërinë e denjë

Djali i Azem Hajdarit, Azemi i vogël ishte sot përkrah ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa kryen homazhe tek Qyteti Studenti me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë.

Pas Bersihës fjalën e mori Azemi i vogël, i cili tha se shpreson që kjo ditë të jetë frymëzim për të gjithë ata që e duan Shqipërinë në formën më të mirë të saj.

“Ju falënderoj që keni ardhur këtu dhe falënderoj zotin që ekziston një shpirt i një njeriu të tillë që të luftojë për të drejtën dhe të mirën e njeriut. Kjo ditë në memorien time ka qenë si një ditë përrallore për nga madhështia e guximit dhe e mirësisë madhështore të atyre njerëzve që luftuan për liri, demokraci dhe të mirën e kombit tonë.

Kjo përrallë që unë e kam dëgjuar aq shumë herë dhe çdo herë është bërë më bukur kuptoj se ishte reale dhe këta njerëz që luftuan ishin mes nesh. Luftuan komunizmin me mirësinë dhe idealet e tyre.

Dua t’ju them që shpresoj që kjo ditë, babai im të jetë një frymëzim për të gjithë ne për ta kthyer Shqipërinë më të denjë.”-tha ai.

Të Fundit