Avokati zbulon dëshminë e Çalamanit: Po të kisha benzinë, s’do ta kishit gjetur

Avokati Ermal Hamataj, ka zbuluar detaje tronditëse nga dëshmia e Klodian Çalamanit në lidhje me vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu.

Teksa ka folur për “News24”, avokati është shprehur se 38-vjeçari ka thënë se nuk ka pasur benzinë, pasi do ta kishte djegur, për të mos e gjetur kurrë trupin e djalit të vogël.

“Ka disa të dhëna që kanë dalë nga grupi i hetimit. Mësohet se ai ka thënë se nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju nuk kishit për ta gjetur kurrë djalin. Dua të them se gjykata e Fierit ka caktuar “arrest me burg”, por kjo masë sigurie ndryshe nga çdo masë tjetër u bë në mungesë të autorit. Është caktuar një avokat tjetër për çështjen e Klodian Çalamani. Besoj se kjo ka qenë zgjedhja më e mirë nga situata e Prokurorisë dhe policisë pasi do të kishim një situatë të paimagjinueshme nëse do të paraqitej në gjykatë”,-ka thënë më tej ai.

Të Fundit