Avokati mashtrues: Me 3 mije euro te coj ne Gjermani – Stop
KLIPET

Avokati mashtrues: Me 3 mije euro te coj ne Gjermani

Marsel Sina, një i ri i papunë, tregon, se përmes njohjesh, ra në kontakt me avokatin Sokol Berberi, i cili i premtoi, se për 3 mije euro do t’i siguronte një vizë pune për në Gjermani. Sipas marrëveshjes, Marseli do paguante si fillim 1500 euro dhe me sigurimin e vizës, do pagunate edhe 1500 eurot e tjera. Marsel Sina i dha avokatit Berberi 1500 euro dhe avokati premtoi, se nëse nuk do i nxirrte vizën për një muaj e gjysëm, atëherë do i kthente mbrapsht 1500 eurot. Që nga muaji prill dhe deri në tetor 2021, avokati Sokol Berberi nuk mbaroi punë dhe nuk ktheu paratë, duke gjetur justifikime.Në një takim me gazetarin e “Stop”, Berberi tha, se do e asistonte të riun, nëse ambasada vononte përgjigjen. Sipas tij, edhe për të blerë bukë, duhet asistenca e një avokati.Pas këmbënguljes sonë, Berberi premtoi të kthente paratë në 15 tetor, duke kërkuar, që problemi të mos transmetohej.Nga Gjermania, ku ndodhet me punë, Marsel Sina na konfirmoi, se avokati Sokol Berberi ia ktheu shumën prej 1 500 eurosh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *