Avokati i merr qytetares para ceshtjen e nuk ia kthen pas humbjes-Stop-10 Shtator 2021

Në vitin 2019 transmetuam rastin e një qytetari të mashtruar prej avokatit Artan Gjuzi. Ky i fundit i kishte premtuar ta ndihmonte për një cështje, në këmbim të 5000 eurove. Por, gjyqi u humb nuk ia ktheu asnjëherë paratë.Këtë radhë në redaksinë tonë është drejtuar zonja Liljana, e cila i ka dhënë avokatit Gjuzi 2 milionë e 500 mijë lekë, por edhe ajo e humbi gjyqin. Avokati nuk ia ktheu kurrë shumën pas, megjithëse kishte premtuar të kundërtën.Për faktin, që Gjuzi ka marrë shumën e pretenduar nga Liljana, ka edhe një dëshmitare.Pas ndërhyrjes së gazetarit të “Stop”, avokati Artan Gjuzi, i dorëzoi paratë zonjës.

Të Fundit