Avokati i Alqi Bllakos: Vendimi jo i drejtë, ai ka përcjellë vetëm dokumentacionin

Pasi Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për ish-deputetin e PS, Alqi Bllako, avokati i tij Sokol Hazizaj në një deklaratë për mediat është shprehur se vendimi është i padrejtë.

“Më tepër është jo ligjore dhe jo e drejtë, la në fuqi këtë lloj vendimi që për në është tërësisht dhe haptazi jo vetëm në mungesë të respektit dhe lirisë të Alqi Bllakos, por edhe në mungesë të dijenisë që ka kjo gjykatë dhe organi procedural i hetimit për Kodin e Procedurës Administrative”, tha Hazizaj.

I pyetur nga gazetarët se me çfarë argumenti pretendon pala mbrojtëse që Alqi Bllako nuk ka lidhje me këtë aferë, avokati u përgjigj: Tre faktet penale për të cilat ka identifikuar organi procedural i hetimit, që lidhet me shpronësimin e tokës, janë akte të prodhuara jo nga Alqi Bllako, dakord? Nuk është prodhuar akti nga Alqi Bllako. Bllako në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm ka përcjellë vetëm dokumentacionin për shkak të akteve që dalin nga Këshilli i Ministrave.

Sa i përket akuzave të SPAK se Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provuar që bileta të jetë blerë nga Zoto.

“Kjo nuk u përmend në kërkimet e oganit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.

Të Fundit