Autor i grabitjes 53 milionëshe në  Britani, shqiptari dasmë luksoze në Tropojë

Shqiptari Jetmir Buçpapa ka qenë sërish në qendër të mdiave britanike, këtë radhë jo për një histori burgu, por për një histori dashurie. Shqiptari nga Tropoja, i cili qe një nga personat e bandës prej 6 anëtarësh që vodhën 53 milionë paund nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent, është martuar së fundi në vendlindje, pak muaj pasi është liruar nga burgu.

Gruaja e tij e parë Rebeça, kishte premtuar se do t’i qëndronte pranë, por ata thuhet se janë divorcuar ndërsa ai ishte në burg.

Mësohet se Buçpapa u martua sërish me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, me një festë luksoze.

“Burime nga Shqipëria bënë me dije se autoritete britanike nuk kanë asnjë kërkesë  për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij” , shkruan Mirror.

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata gjithashtu lidhën 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

Buçpapa, u arrestua së bashku me 5 persona tjerë në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve, cilësuar si një nga grabitjet më të mëdha në Britani.

41-vjeçari shqiptar u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë. Ai u lirua prpara afatit, në gusht të vitit të kaluar (2020) dhe u deportua në Shqipëri.

Të Fundit