Aurela Gaçe njofton largimin për pak kohë nga skena, ja arsyeja

Këngëtarja Aurela Gaçe do të bëjë një shkëputje nga skena për pak kohë për shkak të një problemi me kordat. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja njofton fansat e saj se mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, e kanë këshilluar të marrë një pushim të vogël vokal.

Gaçe thotë se kordat e zërit i janë ënjtur për shkak të këndimit live dhe i duhet të shkëputet qē të mos bëj një dëm që mund të ketë pasoja më vonë.

Por Aurela bën me dije se shumë shpejt do të ngjitet në skenë, pasi problemi u kap në kohë.

“I drejtohem audiencës time besnike ! Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.  Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach , ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave. Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.  Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.

KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni. KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSHPLAYBACK.( kjo as nuk mendohet të ndodhë). Pêr pak kohë shpresoj të jem në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë”-shkruan këngëtarja.

Të Fundit