“Askush s’është mbi ligjin”, ambasadorja Yuri Kim: Kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm të ndiqet penalisht!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me njoftimin e SPAK, ku njoftonte se kishte nisur procedimin për 33 raste që lidhjen me denoncim për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një reagimi në Twitter, Kim thekson se kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm, duhet të ndiqet penalisht.

“Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është mbi ligjin.”, -tha Yuri Kim.

Të Fundit