As kredi e as borxh, por Intesa San Paolo e fut në listën e zezë 13 shtator 2018

Miriman Llukova, punonjës në një kompani private, tregon, se u përball me një situatë absurde, kur vendosi të marrë overdraft në bankën, Intesa Sanpaolo, ku kalon dhe pagën. Në bankë i thanë, se është në listën e zezë, edhe pse ai kurrë nuk kishte marrë kredi dhe nuk kishte asnjë borxh.Pas u interesua, zotit Llukova i thanë, se nuk e dinin, pse ishte futur në listën e zezë, por emri mund t’i hiqej pas 10 ose 20 vjetëve.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop” në bankën Intesa dhe atë qendore, Miriman Llukova u clirua nga ky problem.

Të Fundit