Arrestohet polici “gjobëvënës” në Pogradec, i kërkoi 50 euro kosovarit në këmbim të ‘fshehjes’ së gjobës – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Arrestohet polici “gjobëvënës” në Pogradec, i kërkoi 50 euro kosovarit në këmbim të ‘fshehjes’ së gjobës

Një polic ‘gjobvënës’ është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Korçë. AMP ka ndaluar punonjësin e policisë E.Q, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Efektivi i policisë u ndalua pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë.

Ai sqaronte se punonjësit të policisë E.Q. i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.

Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave administrative të punonjësit të policisë E.Q., rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.

Por ky nuk ishte rasti i parë i ‘gjobvënieve’ të policit, pasi në vazhdim të këqyrjes së blloqeve të administruar nga E.Q, konstatohen raste të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, për të cilat po bashkëpunohet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me qëllim dokumentimin e plotë.

Lidhur me këtë rast, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *