Arrestohet Noizy në Kosovë

Arrestohet në Kosovë reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Mediet fqinje raportojnë se reperi shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vermicë, mbrëmjen e kaluar, pasi mësohet se ka pasur një urdhër-arresti ndaj tij.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të Fundit