Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës, Balla: Ligji duhet të godasë mbi këdo, ka vite që s’është pjesë e jona

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka komentuar arrestimin e Agim Kajmakut. Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës u prangos disa ditë më parë në Itali, pasi u kap me kokainë.

Në një prononcim për mediat, Balla tha se qëndrimi i tyre është i qartë për raste të tilla. Sipas tij, ligji duhet të funksionojë njësoj dhe të godasë këdo.

“Ky është një qëndrim i yni që nuk bën dallim për askënd. Ligji duhet të godasë mbi këdo”, tha ai.

“Personi që flasim nuk është më prej vitesh në asnjë funksion. Është humbje kohe të kthehemi te kjo çështje”, shtoi Balla.

Të Fundit