Armë gjahu pa leje dhe dy thika, arrestohet 51-vjeçari në Divjakë

Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës nën akuzën e mbajtjes së armëve pa leje.

Autoritetet arrestuan shtetasin me iniciale N.P., 51 vjeç banues në Muçias ku gjetën në posedimin e tij 1 armë gjahu dhe 2 thika.

“Në përfundim të veprimeve të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P për veprat penale “Mbajta pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” – njoftojnë uniformat blu.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Lushnje për veprime të mëtejshme.

Të Fundit