Arben Kraja: SPAK po bën shumë hetime të rëndësishme, do të japim rezultate

Kreu i SPAK Arben Kraja i pranishëm në prezantimin e projektit EU4LEA – Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, ka folur për hetimet që kanë në dorë në lidhje me çështje të pastrimit të parave, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kraja theksoi se del garant që hetimet do të kryhen në mënyrë të paanshme dhe do të japin rezultatet shumë shpejt.

Duke përfshirë dhe situatën e kriminalitetit në Shqipëri, projekti është në kohën e duhur për të ndihhumuar për të finalziuar ato objektiva.

SPAK është e konsoliduar si strukturë dhe në një fazë delikate të kapërcejë ato proplemet e fillimit dhe të japë produktin e nevojshëm.

Hetuesit janë marrë të gjithë në punë të gjithë janë tepër intensiv dhe tepër aktiv.

Kemi shumë hetime të rënsësishme në vijm, për krimin e organizuar, pastrim e parave, korrupsionit, është momenti që të ecim përpara.

Niveli që ne kemi arritur ne kryejmë hetime njëkohësisht me vendet e BE. Projekti do të jetë shumë ndihmë për forcimin e kapaciteteve të hetimit kryesisht.

Dua të garantoj të gjithë që ne jemi serioz në punën që bëjmë, do të hetojmë në mënyrë objeketive dhe të paanshme të gjitha rastet dhe do të japim rezultatet që vijnë nga hetimi duke vlerësuar provat.

Dua të garantoj krerët e projektit, ne do të jemi kurdoherë bashkëpunues në arritjen e objektivave që ka projekti në fushën që prek SPAK, do të jemi partnerë seriozë dhe kemi nevojë që të na ndihmoni. Bashkarisht besoj që do të ecim përpara”, tha Kraja.

Të Fundit