Apeli i Stop e Fundjave Ndryshe: Rejani 6 muajsh kerkon nderhyrje ne zemer-Stop-22 Prill 2021

Rejani, nga fshatrat e Peshkopisë, është vetëm 6 muajsh dhe endet nëpër spitale.Mënyra e vetme për të marrë frymë është më një pompë oksigjeni, pasi ka lindur me një anomali në zemër.Rejani ka nevojë për një ndërhyrje, por familja e tij e ka të pamundur ta përballojë.Të dy prindërit janë invalidë dhe me pamundësi ekonomike.Nëna e fëmijës bën apel për ndihmë dhe “Stop” e “Fundjavë ndryshe” kanë nisur punën për mbledhjen e fondeve për ndërhyrjen e tij.”Fundjavë ndryshe” me mbështetjen e emisionit “Stop”ka bërë shtëpitë e premtuara, pas dëmtimeve nga tërmeti i nëntorit 2019, janë ndërtuar 36 shtëpitë e para në Vaqarr.

Të Fundit