Ambasadorja suedeze nga Elbasani: Asnjë s’është i kënaqur me situatën kriminale në vend

Vitet e fundit shumë të rinj shqiptarë kanë zgjedhur që të emigrojnë në Suedi duke e lënë Shqipërinë, për shkak të mundësive që vendi ofrohen atje. Ambasadorja suedeze në vendin tonë Elsa Håstad nga Elbasani pranon mundësitë që ofron për të rinjtë dhe jo vetëm vendlindja e saj. Teksa i referohet të rinjve shqiptarë të larguar, shpreson që ata të kthehen një ditë për të investuar ne vendin e tyre, pas eksperiencës së fituar në Suedi.

“Unë shpresoj që disa nga ato të kthehen në Shqipëri sepse është vend shumë i bukur. Unë mendij se të rinjtë është e rëndësishme që të udhëtojnë të bëjnë kontakte me vendet e tjera dhe të shikojnë mundësitë e tyre. Kur unë kam takuar shumë të rinj që kanë qenë jashtë dhe kanë ardhur këtu e kanë hapur bizneset e tyre që të mos gatujnë vetëm pica e spageti por të bëjnë diçka për vendin e tyre”.

Një nga projektet që ambasada suedeze mbështet prej vitesh në vendin tonë është edhe “policimi në komunitet” i cili synon parandalimin e ngjarjeve kriminale. Por duket se pavarësisht parave që “derdhen” në Shqipëri kriminaliteti mbetet në shifra të larta. Për të garantuar një vend të sigurtë zyrtarja suedeze thotë se duhet të punojmë çdo ditë, natë dhe javë që ta arrijmë këtë.

“Unë mendoj se duhet të punojmë çdo natë ditë dhe javë. Mbështetja jonë ëpr policimin në komunitet është gjithashtu për të parandaluar krimin. Projetki ynë është shtriurë deri te shkollat për të biseduar për përdorimin e alkolit… por është shtrirë në një fushë të gjerë dhe vazhdon. Unë dëgjova diçka nga projekti i policimit sot që më bëri shumë të lumtur. Kur ka dhunë në familje ata telefonojnë policinë dhe policia reagon dhe ta ndihen të sigurtë kur i telefonojnë policisë. Unë nuk mendoj se dikush mund të thotë se jemi të kënaqur me nivelin e kriminalitetit në vend. Çdo shoqëri ka probleme të tilla. Shqipëria është vend i sigurtë. Siguria individuale do të thotë se kur unë eci mbrëmjeve eci vetëm dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme”.

Shqipëria ende nuk është pjesë e familjes Europiane, kjo për vetë faktin se vendet anëtare ende nuk kanë siguri se vendi ynë plotëson kushtet. Përtej vendeve skeptike, Hastad thotë se Suedia mbështet fuqimishëm integrimin e Shqipërisë në BE dhe për këtë kërkoi respektimin e ligjit dhe forcimin e sistemit gjyqësor.

“Është e rëndësishme për mbështetjen e demokracisë, të mbështeim shoqërinë civile, vendosjen e ligjit duke forcuar sistemin gjyqësore, duke mbështetur gazetarët që të mbajnë politikanë të besueshëm duke përdorur rolin e tyre në demokraci. Suedia është një nga mbështetësit e Shqipërisë që të përgatitet për tu bërë anëtare e BE”, shtoi ambasadorja.

Të Fundit