Ambasada e SHBA në Tiranë: Demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në mesazh nënvizohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së të jashtme.

Më tej, theksohet se demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, ne nënvizojmë mbështetjen tonë për demokracinë ndërsa përpiqemi drejt një bote më të barabartë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara vendosin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme; ato janë elemente thelbësore në arritjen dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën. Angazhimi ynë është i fortë dhe i bazuar në përvojën tonë si një demokraci – e papërsosur, por në përpjekje të vazhdueshme për një bashkësi më të përsosur. Ne e dimë se shoqëritë e lira dhe demokratike kanë qytetarë më të shëndetshëm, konflikte më pak të dhunshme dhe komunitete më të begata. Në fakt, demokracia i shërben shumicës, jo pak njerëzve”, thuhet në mesazhin e Blinken të shpërndarë nga ambasada e SHBA.

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë.

Të Fundit