Alibeaj tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së presidentit: S’ka arsye të marrim pjesë, Rama e ka paracaktuar

Pas dy raundeve të ezauruara për zgjedhjen e presidentit të rij, negociatori i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka hequr dorë përfundimisht nga procesi.

Në mbledhjen e thirrur këtë të enjte për grupin parlamentar të PD, Alibeaj ka deklaruar se tërhiqet pasi Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen.

“Sugjeroj që ska asnjë arsye të marrim pjesë. Socialistët thyen marrëveshjen”, u shpreh Alibeaj.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputeteti Gazmend Bardhi.

Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte President konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk do një president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.

Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus.

Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.

Të Fundit