Alibeaj flet si kryetar i PD: Ja kush do negociojë me Foltoren për bashkimin

Kryetari i ri i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejkd Alibeaj, tha dje se do të jenë deputetët e grupit parlamentar ata që do të negociojnë me përfaqësues të Foltores për të bërë të mundur bashkimin e partisë.

Duke folur në një intervistë për gazetën Panorama ai u shpreh se “Nëse lexoni me kujdes qëndrimin, aty saktësohet se i gjithë Grupi Parlamentar shprehet i gatshëm të negociojë me kolegët e pezulluar, dhe kështu do të jetë: i gjithë Grupi Parlamentar do të jetë praktikisht pjesëmarrës në negociatë dhe sigurisht, vendimmarrës për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme që synon bashkimin. Vullneti fillimisht e pastaj procesi”.

Sipas tij, ajo që është e rëndësishme për momentin është gjetja e një mekanizmi konsensual për bashkimin e partisë.

“Sa i përket procesit, vijues, është çështje që do të vendoset hap pas hapi. Ajo që dimë me siguri në këtë moment ka të bëjë me parimet që duhet të përshkojnë këtë proces, bëhet fjalë për ngritjen e një mekanizmi konsensual, luajal ndaj vlerave themelore të Partisë Demokratike, sigurisht në konsultim edhe me institucionet e tjera të partisë. Qëndrimi tashmë është publik, besoj falë medias i njohur nga çdokush. Është e kuptueshme që çdo proces, sikundër edhe ky, ka nevojë për kohën e duhur në mënyrë që secili prej atyre që iu adresohet, të formulojë qëndrimet respektive”, u shpreh Alibeaj.

Të Fundit