Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Këshillin Bashkiak për vendimin për shembjen e godinës

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” nuk ndalet me iniciativat e saj në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Pasi ka kundërshtuar për shumë kohë shembjen e tij, ditën e sotme, përfaqësues të Aleancës i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës.

Aleanca do të ngrejë një padi penale ndaj vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak, që kishte vendosur shembjen e tij.

Po ashtu, do të paditet edhe Instituti i Ndërtimit, për një ekspertizë të kryer në vitin 2018, pasi sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka dyshime se një prej firmave është e falsifikuar, ndërsa 3 firmat e tjera mendohet se janë vendosur nga persona që nuk kanë pasur licenscë për një akt të tillë.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar i ka kaluar në pronësi tashmë Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se të hënën Këshilli bashkiak do të njihet me projektin për shembjen e tij.

Të Fundit