Aldo Bumçi pas derës së PD: Ku ta marrim lejën te e-Albania për të hyrë në PD

Një grup anëtarësh të Komisionit të Rithemelimit i janë drejtuar këtë mesditë selisë blu. Pasi u përballën me dyert sërish të mbyllura një nga anëtarët e Komisionit, Aldo Bumçi, dha një deklaratë për mediat, ku theksoi se selia blu është kther në një bunker.

“Kemi ardhur këtu, bashkë me Strazimirin, Kason, me drejtuesit e tre degëve të Tiranës, 1, 3 e 7, pasi këto janë zonat që ne kemi mbuluar gjatë fushatës elektorale dhe kishim caktuar një mbledhje pune. Vend tjetër për ta bërë, përveçse shtëpisë sonë, PD, nuk ka. Kjo tashmë është kthyer në një bunker. Një parti që nuk ka qenë e mbyllur në këto 30 vite asnjëherë, ka qenë një derë e hapur përherë. Çdo parti në Shqipëri i ka dyert e hapura. Për herë të parë në 30 vite Basha ka mbyllur dyert. Kujt i shërben kjo? Nuk i shërben askujt tjetër, përveçse Lulzim Bashës, që të mbajë karrigen e tij, dhe Edi Ramës. Një opozitë që është izoluar nga demokratët, shoqëria, i shërben qeverisë. Ky turp, kjo shëmti, është kriminale. Projekt për të zhdukur opozitën. Por opozita është gjallë. Opozita është në këmbë”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët se a kanë njoftuar adminitratën Bumçi u përgjigj me ironi: Ku ta marrim lejën te e-Albania për të hyrë në PD.

Të Fundit