Albin Kurti: Kosova e izoluar si geto, nga BE kemi marrë shumë shkopinj e pak karrota

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka ndjekur online forumin evropian “Alpbach 2021”, në Austri, ku ishte i ftuar të merrte pjesë fizikisht, por e anuloi pjesëmarrjen për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19 në vend.

Në panelin me temën “Ende shkopinj dhe karota? Manaxhimi i marrëdhënieve për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në”, Kurti tha se beson që BE-ja i ka fituar prej kohësh zemrat dhe mendjet e të gjitha vendeve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor. Por lidhur me kushtëzimin për pranim, Kurti tha se BE-ja duhet të veprojë në mënyrë më etike dhe më të drejtë.

Politika e shkopinjve dhe karotave nuk ka qenë shumë frytdhënëse për Kosovën, pasi kemi marrë shumë shkopinj, por jo shumë karrota. Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur të gjithë anëtarët e BP6 kanë marrë liberalizimin e vizave, ndërsa Kosova është ende duke pritur, e izoluar si në një geto, imazh i cili sjell shumë turp në të dy palët”, tha ai.

Të Fundit