Akt vandal në kalanë mesjetare të Lezhës, dëmtohet monumenti

Një akt vandal ka ndodhur gjatë natës në kalanë mesjetare të qytetit të Lezhës. Persona të paidentifikuar kanë shkatërruar gurët e monumentit dhe i kanë hedhur mbi vendin e biletarisë.

Në lidhje me ngjarjen policia ka kryer veprimet, ndërsa specialisti i monumenteve për Lezhën tregon për median se çfarë ka ndodhur.

Siç e shikoni vetë, është një dëm i madh qoftë në prishjen e mureve të Kështjellës por edhe në dëmtimin e pronës. Kjo është pronë publike, biletari e kioskës. Për mua është stresuese. Veprimi kaq i tmerrshëm kaq vandal, gjatë një objekti, prone publike, s’kam fjalë. Nuk e gjej dot motivimin e kësaj urrejtje për të shkatërruar, qofshin panelet brenda kështjellës, qofshin stolat. Sot në orën 09:00 vumë re gurë. Ka rreth 1 metër kub të hedhur nga lartësitë. Lajmëruam policinë. Erdhën ekspertët, gjendën shenja. Shpresojmë të dali autori i këtij vandalizmi, s’di t’ia vej gishtin as njeriu. Kanë shkaktuar dëmtime të mëdha në dokumentacione, dosje, që i mbajmë për evidentimin e vizitorëve. Është dëmtuar edhe monumenti”, u shpreh specialisti.

Të Fundit