Aksidenti tragjik, humb jetën i riu shqiptar në New York. – Stop
Të Gjitha

Aksidenti tragjik, humb jetën i riu shqiptar në New York.

Policia në Orangetown, Nju Jork janë duke hetuar një përplasje makine që mori jetën e një 18-vjeçari, nxënës në shkollën e mesme ‘Pearl River’.

Nuk dihet ende për momentin gjendja e dy udhëtarëve të tjerë në makinë.

I riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.

 Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë ku ka marrë flakë, në komunën e njohur si Pearl River.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *