Aksident me vdekje në Fier, makina bie në greminë e përfundon në lumin Gjanica.

Një aksident me vdekje ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një  makinë tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.

Makina ndodhet ende në lumë dhe rryma e ujit është e fortë, ndërkohë që shoferi ka humbur jetën. Forca të shumta policie ndodhen në vend, ndërkohë që po punohet për tërheqjen e trupit dhe të mjetit.

Të Fundit