Aksident i rëndë në Vlorë/ Motori përplas keq këmbësorin.

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë ku një motor ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në aksin rrugor Vlorë-Skelë, pranë teatrit të qytetit.

Paraprakisht raportohet se kalimtari i cili ka mbetur i plagosur është rreth 65 vjeç. Ai është transportuar për në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjne e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të Fundit